Qeveria Kurti shkarkon bordin e Telekomit, nuk përfillet sugjerimi i Avdullah Hotit - Gazeta Express
string(82) "qeveria-kurti-shkarkon-bordin-e-telekomit-nuk-perfillet-sugjerimi-i-avdullah-hotit"

Gazeta Express

19/02/2020 16:29

Qeveria Kurti shkarkon bordin e Telekomit, nuk përfillet sugjerimi i Avdullah Hotit

Gazeta Express

19/02/2020 16:29

Qeveria e Kosovës ka votuar sot në mbledhje të qeverisë për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Telekomit, raporton Gazeta Express.

Kjo u bë me propozim të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit.

Lexo Edhe:

Ajo tha se ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare, derisa kërkoi veprimin e menjëhershëm të qeverisë.

“Ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare, ndodhet në prag të falimentimit, duke rrezikuar shërbimet, pronën publike. Si ministre përgjegjëse konstatoj veprimin e qeverisë. Shkarkohet bordi i drejtorëve i ndërmarrjes Publike të Telekomit, shfuqizohen vendimet e 29 marsit”, tha Hajdari, derisa dha edhe arsyet se pse duhet të shkarkohen.

“Nuk kanë përmbushur planin e biznesit, Qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat, drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta. Rezoluta e Kuvendit kërkon shkarkimin e drejtorëve”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ndërkaq i ka propozuar ministres që të mblidhet Komiteti Ministror, pastaj të merret vendimi./GazetaExpress/

Bordi i Telekomit i shkruan ministres një ditë pasi u përmend shkarkimi i tyre