Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta arrestojë Fitore Pacollin.
Kjo siç tha Qëndrim Kryeziu “për rastin e Arbnor Dehari.
“Albini nuk na thirri, ju ftoj ta ndiqni se çfarë flet dëshmitari. Ftoj prokurorin që të vijë ta marrë materialin e plotë dhe ta përfundojë rastin, e jo të ankohet. Po ashtu, ftoj prokurorin që ta arrestojë Fitore Pacollin për rastin e Arbnor Dehari dhe të merret në pyetje në mënyrë të detajuar, ashtu si edhe dëshmitari, për personat e tjerë të LVV-së”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Expess