Qarkullon draft-marrëveshja SHBA-Iran, por tensionet në Hormuz rriten - zhvillimet kryesore sot - Gazeta Express
string(92) "qarkullon-draft-marreveshja-shba-iran-por-tensionet-ne-hormuz-rriten-zhvillimet-kryesore-sot"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 17:34

Qarkullon draft-marrëveshja SHBA-Iran, por tensionet në Hormuz rriten – zhvillimet kryesore sot

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 17:34

Sipas zyrtarëve nga Katari, po qarkullojnë draftet për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit. Por në Ngushticën strategjike të Hormuzit, tensionet vazhdojnë të rriten.

CNN një përmbledhje e zhvillimeve kryesore të ditës:

Draftet e një marrëveshjeje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit “po qarkullojnë” dhe ndodhen “në faza shumë të avancuara”, u tha gazetarëve nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit. Ministria theksoi se bëhet fjalë për një zgjidhje diplomatike afatshkurtër dhe se “nuk kemi asgjë të planifikuar sa i përket bisedimeve të drejtpërdrejta”.

Irani “nuk do të qëndrojë duarkryq” dhe nuk do të lejojë që SHBA-ja të vazhdojë bllokadën detare ndaj eksporteve dhe anijeve iraniane, paralajmëroi një zyrtar i lartë ushtarak. Mohsen Rezaei, këshilltar ushtarak i liderit suprem të Iranit, tha në televizionin shtetëror se Teherani nuk do të lejojë që dërgesat të kalojnë përmes Ngushticës strategjike të Hormuzit, përveçse në itinerarin e përcaktuar prej tij. Rezaei shtoi se anijet luftarake amerikane që udhëtojnë nëpër rrugë të tjera do të jenë objektiv.

Analistët e transportit detar janë më pak optimistë se sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, sa i përket vëllimit të trafikut të cisternave që aktualisht po kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Analistët e kompanisë Kpler thanë se vetëm një numër i vogël anijesh po kalojnë çdo ditë përmes ngushticës, zakonisht më pak se 10. Ky vlerësim është më pak optimist se ai i Bessent, i cili i tha CNBC-së të martën se “kemi parë mjaft anije që po dalin edhe tani” dhe se një marrëveshje për rikthimin e trafikut përmes kësaj rruge ujore mund të arrihet “sot ose nesër”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement