Kurti mbërrin në Kuvend: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita - Gazeta Express
string(113) "kurti-mberrin-ne-kuvend-kemi-mjaftueshem-vota-per-kuvend-e-qeveri-por-per-presidentin-ka-pergjegjesi-edhe-opozita"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 18:10

Kurti mbërrin në Kuvend: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 18:10

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se për konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë së re, partia e tij ka “mjaftueshëm mbështetje”, ndërsa shtoi se për zgjedhjen e Presidentit, “opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”.

“Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita, sepse kushtetutshmëria është e tillë që Presidentin e sheh si shprehje të unitetit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha Kurti.

Me refuzimin e Partisë Demokratike të Kosovës për takim – e cila tha se do të mbetet në opozitë – për zgjedhjen e Presidentit, Albin Kurti duhet të llogarisë në votat që mund t’i mbërrijë me LDK-në, nëse nuk dëshiron t’i marrë parasysh gjashtë kërkesat e Aleancës, e cila refuzoi gjithashtu takimin me të.

LVV-ja me 53 deputetë, së bashku me disa deputetë të minoriteteve, i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e Presidentit i duhen edhe votat e LDK-së, e cila i ka 18 deputetë. Por, disa deputetë të kësaj partie që janë shumë të zëshëm kundër LVV-së dhe të cilët kanë kërkuar largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë, mund të bëhen problem në këtë llogaritje.

Të enjten në orën 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit. Pasi të jenë zgjedhur kryeparlamentari dhe nënkryetarët, atë ditë nis zyrtarisht procedura për zgjedhjen e shefit të shtetit, dhe duhet të përfundojë brenda 60 ditësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement