Publikohet lista përfundimtare e Turqisë për Botëror, konfirmohen Yildiz, Calhanoglu dhe Celik - Gazeta Express
string(92) "publikohet-lista-perfundimtare-e-turqise-per-boteror-konfirmohen-yildiz-calhanoglu-dhe-celik"

Sport

Gazeta Express

02/06/2026 15:02

Publikohet lista përfundimtare e Turqisë për Botëror, konfirmohen Yildiz, Calhanoglu dhe Celik

Sport

Gazeta Express

02/06/2026 15:02

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, e ka shpallur listën përfundimtare të lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës 2026, duke e konfirmuar praninë e yjeve kryesorë të skuadrës, mes tyre Kenan Yildiz, Hakan Calhanoglu dhe Zeki Celik.

Turqia rikthehet në një Kupë Bote pas 24 vitesh mungesë dhe objektivi i parë i skuadrës është kalimi i fazës së grupeve.

Montella ka vendosur të mbështetet te një kombinim i lojtarëve me eksperiencë dhe talenteve të rinj që kanë spikatur në kampionatet më të forta evropiane.

Në listën përfundimtare bie në sy prania e Arda Guler, i cili konsiderohet një nga lojtarët kyç të skuadrës, si dhe e talentit të Juventusit, Kenan Yildiz.

Ndërkohë, kapiteni Hakan Calhanoglu mbetet lideri i repartit të mesfushës dhe një nga figurat më të rëndësishme të përfaqësueses turke.

Montella i ka bërë edhe disa zgjedhje të forta, duke i lënë jashtë listës përfundimtare disa emra që kishin qenë pjesë e grupit paraprak.

Mes të përjashtuarve janë Demir Ege Tiknaz, Aral Simsir, Atakan Karazor dhe Ahmetcan Kaplan, ndërsa trajneri italian ka preferuar lojtarë me më shumë eksperiencë në prag të turneut botëror.

Turqia është pjesë e Grupit D në Kupën e Botës 2026 dhe do ta nisë aventurën ndaj Australisë, përpara sfidave kundër Paraguait dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një nga vendet organizatore të turneut.

Lista përfundimtare e Montellës përfshin emra të njohur si Altay Bayindir, Merih Demiral, Ferdi Kadioglu, Orkun Kokcu, Arda Guler, Kenan Yildiz, Kerem Akturkoglu dhe Baris Alper Yilmaz, me Turqinë që shpreson të jetë një nga surprizat e këtij Botërori. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement