Hazrolli: NATO mbetet objektivi më i rëndësishëm strategjik i Kosovës - Gazeta Express
string(68) "hazrolli-nato-mbetet-objektivi-me-i-rendesishem-strategjik-i-kosoves"

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/06/2026 13:30

Hazrolli: NATO mbetet objektivi më i rëndësishëm strategjik i Kosovës

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/06/2026 13:30

Integrimi i Kosovës në NATO duhet të mbetet një nga prioritetet kryesore shtetërore, ka deklaruar Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli.

Sipas tij, anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është garancia më e madhe për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

“NATO nuk është vetëm një organizatë ushtarake. NATO është garanci për paqe, siguri dhe stabilitet për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Hazrolli.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të vazhdojë të investojë në kapacitetet e saj mbrojtëse dhe në forcimin e partneriteteve strategjike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement