PSRK konfirmon se po kryhet zhvarrosje për identifikimin e mbetjeve mortore në një lokacion të Zubin Potokut - Gazeta Express
string(108) "psrk-konfirmon-se-po-kryhet-zhvarrosje-per-identifikimin-e-mbetjeve-mortore-ne-nje-lokacion-te-zubin-potokut"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2026 16:35

PSRK konfirmon se po kryhet zhvarrosje për identifikimin e mbetjeve mortore në një lokacion të Zubin Potokut

Lajme

Gazeta Express

28/07/2026 16:35

Prokuroria ka konfirmuar aksionin për zhvarrosje që po zhvillohet në Zubin Potok.

Për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se veprimet po realizohen me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

‘’Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar Nora Luta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement