Pse Australia la një notar të pavaksinuar të garojë, por jo Djokovicin? - Gazeta Express
string(69) "pse-australia-la-nje-notar-te-pavaksinuar-te-garoje-por-jo-djokovicin"

Sporte tjera

Gazeta Express

17/08/2022 18:19

Pse Australia la një notar të pavaksinuar të garojë, por jo Djokovicin?

Sporte tjera

Gazeta Express

17/08/2022 18:19

Notari merikan Michael Andrew do të lejohet të garojë në garën e notit Duel in the Pool, e cila do të zhvillohet të premten në Sydney.

Kërkesat e hyrjes në Australi janë modifikuar që kur Novak Djokovic u deportua në janar për shkak të mos vaksinimit, transmeton Gazeta Express.

Ylli serb u arrestua pasi hyri në vend dhe nuk u lejua të marrë pjesë në Australian Open.

Sidoqoftë, The Courier Mail ka raportuar se Andrew nuk do të ndalohet të hyjë në vend pavarësisht se është i pavaksinuar kundër COVID-19.

Sipas rregulloreve të reja të hyrjes në Australi, vizitorëve nuk u kërkohet më të tregojnë prova të vaksinimit ose një rezultat negativ të testit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement