Pse Albin Kurti s'e viziton varrin e Rugovës? Agim Veliu thotë se kjo është çështje kulture - Gazeta Express
string(89) "pse-albin-kurti-se-viziton-varrin-e-rugoves-agim-veliu-thote-se-kjo-eshte-ceshtje-kulture"

Gazeta Express

02/12/2019 11:58

Pse Albin Kurti s’e viziton varrin e Rugovës? Agim Veliu thotë se kjo është çështje kulture

Gazeta Express

02/12/2019 11:58

Pak orë para arritjes së marrëveshjes LDK-VV, që do t’i çojë dy partitë në qeverisje për katër vitet e ardhshme, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, e ka thumbuar liderin e VV-së Albin Kurtin, derisa, po bënte homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Express.

I pyetur nga gazetarët, pas homazheve, nëse partneri i ardhshëm duhet të vizitojë varrin dhe familjen e presidentit Rugova, ai tha se kjo është çështje respekti e se nuk do të merret me këtë temë.

‘’Është çështje e respektit e kulturës, nuk është çështje me të cilën dua të merrem është çështje me të cilën ai duhet të merret’’, tha Veliu derisa foli për Kurtin.

Veliu, gjithashtu, tha se me rastin e ditëlindjes po e përkujtojnë liderin që sipas tij la një trashëgimi të rëndësishme për të cilën do të angazhohen që ta ruajnë e  kultivojnë.

Sa i përket marrëveshjes përfundimtare në mes të dy partive, ai shtoi se dallimet programore LDK-VV janë tejkaluar.

 “Dallimet programore i kemi kaluar dhe janë çështjet tjera të cilat kanë mbetur që të diskutohet për sot dhe më tutje”, tha ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement