Protestuesit 'djegin' Francën, arrestohen 42 persona - Gazeta Express
string(49) "protestuesit-djegin-francen-arrestohen-42-persona"

Protestuesit ‘djegin’ Francën, arrestohen 42 persona

Lajme

Gazeta Express

02/05/2024 9:02

Protesta të dhunshme janë mbajtur dje në Francë. Protestuesit e 1 Majit së bashku me protestuesit kundër luftës në Gaza u përleshën me policinë. 

Në Paris, numri i demonstruesve vlerësohet të jetë 50,000 në rrugë. Në Lyon, 13,000 demonstrues u mblodhën sipas sindikatave dhe 6,500 sipas prefekturës. Në Marsejë u mblodhën rreth 3000 njerëz. Në Rennes, demonstrata tërhoqi 1,400 demonstrues, sipas prefekturës, ndërsa në Nante ishte midis 4,000 dhe 5,000. Gjatë protestave pati incidente dhe përplasje me policinë.

Lexo Edhe:

Gjithashtu raportohet se në qendër të qyteteve gjatë demonstratës u dëmtuan biznese dhe u hodh gaz lotsjellës. 17 persona u arrestuan në fund të marshimit në Lyon, sipas prefekturës, ndërsa Prefektura e Policisë së Parisit njoftoi arrestimin e 25 personave në orët e para të ditës së sotme.