Promo e episodit 12 të serialit Rrushe është këtu - Gazeta Express
string(49) "promo-e-episodit-12-te-serialit-rrushe-eshte-ketu"

Rozë

Gazeta Express

22/07/2021 13:15

Promo e episodit 12 të serialit Rrushe është këtu

Rozë

Gazeta Express

22/07/2021 13:15

Pas episodit mjaft interesant që u publikua të dielen, episodi i 12 pritet të jetë shumë emocionues.

Këtë e dëshmon më së miri promoja e episodit 12, e publikuar në gjirafaVideo.

Lexo Edhe:

Episodi i 11 na dërgoi në fshatin e Faruk Pirullit. Vesa ndjente nevojën të dëgjonte tregimin për Lëvizjën Qëndresa nga gjyshi i saj, ndërsa shoqja e Vesës, Dinora Bejta, kishte një mision tjetër. Të zbulonte fletorën e Lëvizjes Qëndresa, gjë që do të dëshmonte edhe fajësinë e Faruk Pirullit, e pafajësinë e Musë Lahut.

Kjo ngjarje duket se do të vazhdojë edhe në episodat e ardhshëm. Nga promoja e publikuar në gjirafaVideo, shohim Dinorën teksa takon Sadik Hotin e sëmurë, vëllaun e Samir Hotit të vdekur dhe xhaxhain e Beratit, të dashurit të Vesës. Në episodin e ri duket se do të shohim edhe Mentor Pirullin, të zhytur edhe më thellë në borxhe.

Se si do të shpaloset ngjarja e serialit Rrushe, ndiqeni episodin e 12 këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

Promon e episodit 12 mund ta gjeni më poshtë.​