Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se më 16 shtator do të shpallet vendimi finalë për procesin gjyqësor në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Avokati kosovar, Ardian Bajraktari, ka thënë se Prokuroria s’ka arritur që të vërtetojë tezat e saj dhe sipas tij, dëshmitarët e mbrojtjes kanë arritur suksesshëm që të demantojnë ato pretendime.
“Më 16 shtator bëhet publik vendimi në shkallë të parë dhe do të bëhet e ditur nëse katërshja e UCK-së do të shpallet e pafajshme apo ndonjë vendim tjetër. Në bazë të asaj që kemi parë, Prokuroria s’ka arritur t’i vërtetojë tezat e saj”, ka thënë Ardian Bajraktari.
Ai ka thënë tutje se nëse do të ketë drejtësi, katërshja e UÇK’së do të lirohet më 16 shtator.
“Dëshmitarët e mbrojtjes kanë demantuar fuqishëm prokurorinë. Nëse ka drejtësi, fundi apo epilogu i këtij procesi duhet me qenë pafajësia e katërshes të UÇK’së”, ka shtuar ai.
Bajraktari ka përmendur edhe mungesën e kredibilitetit të disa dëshmitarëve të Prokurorisë.
Derisa avokati tjetër, Amer Alija, ka thënë se ka pasur qasje të kufizuar të palëve në prova dhe se s’do të ishte profesionale për të dhënë qëndrime lidhur me epilogun e mundshëm të procesit pa pasur qasje në prova të tilla.
“Në ato prova kanë qasje vetëm trupi gjykues dhe palët në procedur. Shpresojmë që gjykata të marrë një vendim meritor të bazuar në prova kredibile”,ka thënë ai./Express/

Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...