Prokuroria ndalon një person të kërkuar nga INTERPOL-i - Gazeta Express
string(53) "prokuroria-ndalon-nje-person-te-kerkuar-nga-interpoli"

Gazeta Express

12/12/2019 11:25

Prokuroria ndalon një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Gazeta Express

12/12/2019 11:25

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar një person të kërkuar nga INTERPOL-i, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Prokuroria ka bërë me dije se ai është i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Lexo Edhe:

Përveç tij, është ndaluar edhe një person tjetër nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhet në raportin e Prokurorisë. /Express