Projektligji për Konsfiskimin e Pasurisë nesër në Kuvend, kritikohet për mangësi dhe probleme kushtetuese - Gazeta Express
string(104) "projektligji-per-konsfiskimin-e-pasurise-neser-ne-kuvend-kritikohet-per-mangesi-dhe-probleme-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 8:33

Projektligji për Konsfiskimin e Pasurisë nesër në Kuvend, kritikohet për mangësi dhe probleme kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 8:33

Projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar në Komisioni për legjislacion, duke i hapur rrugë procedimit të mëtejmë në Kuvendi i Kosovës. Me 7 vota pro, projektligji kaloi në parim.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e komisionit diskutuan për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij projektligji, i cili synon forcimin e mekanizmave ligjorë në luftën kundër korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm.

Sipas agjendës, ai pritet që të premten të dalë në seancë plenare për lexim të parë, duke hyrë në një fazë të rëndësishme të shqyrtimit parlamentar.

Ky projektligj, i cili ishte një nga premtimet kryesore elektorale të Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë më herët objekt i shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila e ka rrëzuar atë dy herë, duke dhënë vërejtje, kritika dhe sugjerime për përmirësim. Përveç kësaj, edhe Komisioni i Venecias ka adresuar një sërë çështjesh që lidhen me këtë projektligj, duke kërkuar harmonizim më të madh me standardet ndërkombëtare dhe garantimin e pavarësisë institucionale.

Pavarësisht këtyre, projektligji ka shkuar utje në procedurë, ndërsa pritet që diskutimet në Kuvend të shoqërohen me debate të theksuara politike dhe juridike lidhur me përmbajtjen dhe ndikimin e tij.

Deputetja e Aleancsen për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, për FrontOnline  ka deklaruar se subjekti i saj do ta mbështesë Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, ndonëse ka shprehur kritika të forta ndaj qasjes së Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Ajo tha se qëndrimi për votim është bërë i ditur edhe në komisionin parlamentar.

“Ne edhe në komision parlamentar dhe jemi deklaruar se do e votojmë Projekligjin. Si AAK ne po e dijmë se LVV ka mbetur pa kauzë dhe në prag të zgjedhjeve, po mundohen që përmes këtij ligji të bëjnë një kauzë se shih çfarë bëjmë ne sepse edhe ato kauza ju kanë vdekur”, deklaroi Kadrijaj për FrontOnline.

Megjithatë, ajo theksoi se, pavarësisht mbështetjes, projektligji nuk i përfshin vërejtjet e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Edhe pse në këtë ligj nuk janë përfshi vërejtjtjet e Kushtetueses ne do e votojmë. Ligj puro elektoral”, u shpreh ajo.

 Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, për FrontOnline ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të respektojë procedurat gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar publikisht nga Kuvendi që të mos shmangë procedurat gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Byronë, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në reagim.

Sipas IKD-së, projektligji është proceduar pa konsultime të mjaftueshme publike, në kundërshtim me rregullat në fuqi.

“IKD rikujton se projektligji është proceduar pa konsultime publike, në kundërshtim me rregullat në fuqi duke kufizuar pjesëmarrjen publike të grupeve të interesit lidhur me këtë projektligj”, theksohet më tej.

Megjithatë, nga analiza e bërë, IKD vlerëson se një pjesë e rekomandimeve janë adresuar.

“Megjithatë, nga analiza e IKD lidhur me këtë projektligj mund të konstatojmë se shumica e rekomandimeve të Gjykata Kushtetuese e Kosovës janë adresuar, por ende disa çështje mbeten të hapura dhe kërkojnë adresim”, thuhet nga IKD.

IKD veçon disa nga çështjet kryesore që kërkojnë ndërhyrje.

“Ndër to janë mënyra e zgjedhjes së Drejtorit, ku sugjerohet shumicë më e lartë votash për të forcuar pavarësinë”, vlerëson IKD.

Po ashtu, kërkohet edhe trajtim më i specializuar i rasteve.

“Po ashtu, kërkohet krijimi i një divizioni të specializuar në Gjykatën e Apelit për këto raste”,  shton Miftaraj për FrontOnline.

Sipas IKD-së, nevojiten sqarime edhe për çështje të tjera kyçe.

“IKD vlerëson se dispozitat për kompensimin e palëve duhet të qartësohen më tej. Një tjetër çështje është barra e provës, e cila nuk duhet të kalojë automatikisht tek pala pa u provuar paraprakisht kërkesa nga Byroja”, thuhet ndër të tjera.

Në fund, IKD kërkon që këto çështje të adresohen para miratimit përfundimtar të projektligjit.

“Në fund, IKD kërkon që këto çështje të adresohen mes dy leximeve për të garantuar një ligj kushtetues dhe funksional dhe parandaluar mundësinë që ky ligj të mos kalojë testin potencial në Kushtetuese”, përfundon Miftaraj për FrontOnline.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kritikuar projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, duke theksuar se ai nuk ka adresuar vërejtjet e institucioneve dhe ka mangësi serioze procedurale.

Sipas tij, projektligji ka përfunduar dy herë në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Ky ligj dy herë ka shkuar në kushtetuese dhe është rrëzu. Ajo ka dhënë vërejtje dhe sugjerime. Herën e dytë është anuluar për shkaqe procedurale dhe është shkelur procedura e miratimit”, deklaroi Shala.

Ai shtoi se nuk ka pasur debat publik dhe se përmbajtja e ligjit nuk është ndryshuar.

“S’ka pasur diskutim publik për këtë. Ky ligj nuk është ndryshuar aspak”, u shpreh ai.

Shala ngriti shqetësim edhe për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të Byrosë, duke përmendur edhe vërejtjet e Komisioni i Venecias.

“Vërejtja ime është për shkak se këtu drejtori dhe komisionerët që e kontrollojnë byronë zgjedhën me vota të thjeshta prej 31 vota që e kontrollojnë byronë, për cilën edhe Komisioni i Venecias ka dhënë vërejtje”, theksoi ai.

Tutje, ai foli për kompetencat e drejtorit dhe ndikimin e shumicës së thjeshtë në zgjedhjen e tij.

“Kopetenca të mëdha ka drejtori, pasi kur fillon hetimi drejtori vendos a do të iniciohet procedura tutje apo jo e ky drejtor zgjedhet me 31 a 32-3 vota të cilat LVV”, deklaroi Shala.

Në fund, ai theksoi se një ligj i tillë do të duhej të hartohej me konsensus më të gjerë politik dhe të shoqërohej me debat publik.

“Por meqë ky ligj është me rëndësi, ishte dashur me konsensus me u hartu ky ligj edhe me bërë debat publik për të e pastaj me u procesu në parlament”, tha ai. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement