Programi i Abdixhikut për zhvillim ekonomik: 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë investime, 5% rritje ekonomike - Gazeta Express
string(106) "programi-i-abdixhikut-per-zhvillim-ekonomik-5-miliarde-euro-buxhet-5-miliarde-investime-5-rritje-ekonomike"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 15:28

Programi i Abdixhikut për zhvillim ekonomik: 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë investime, 5% rritje ekonomike

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 15:28

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), u zotua për reforma ambicioze ekonomike gjatë prezantimit të programit politik në tubimin hapës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në fjalimin e tij para mijëra mbështetësve të partisë, Abdixhiku premtoi një buxhet prej 5 miliardë eurosh dhe investime në vlerë po aq të madhe.

Ai shtoi se synimi i LDK-së është të sigurojë një rritje ekonomike prej 5% brenda mandatit të parë, një objektiv që ai e cilësoi si të “drejtë, të mundshëm dhe guximtar.”

“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë euro investime, 5% rritje ekonomike.” – deklaroi kreu i LDK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement