Njëri 9 e tjetri 12 vjeç, kush janë dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin e rëndë te ish-Këneta në Durrës - Gazeta Express
string(107) "njeri-9-e-tjetri-12-vjec-kush-jane-dy-femijet-qe-humben-jeten-ne-aksidentin-e-rende-te-ish-keneta-ne-durres"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 9:09

Njëri 9 e tjetri 12 vjeç, kush janë dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin e rëndë te ish-Këneta në Durrës

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 9:09

Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç janë dy fëmijët e vegjël që jeta iu ndërpre për shkak të aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe një tjetër fëmijë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Prindërit e 9-vjeçarit Kles Nikolli ndodheshin në Itali, pasi babai i tij po kurohej nga një sëmundje.

Shkaktar i aksidentit është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, teksa drejtonte mjetin tip “Benz” me të cilin përplasi fëmijët.

“Më vrisni nuk meritoj të jetoj, dua të vras veten, jam i tronditur nuk mbaj mend asgjë, isha i dehur mora në qafë fëmijët”, ka thënë Radaçi pasi është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë

“Të dielën, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement