“Ka pasur një zhgënjim nga pala amerikane”, Rutte: Vendet evropiane e morën mesazhin nga Trump për bazat ushtarake - Gazeta Express
string(110) "ka-pasur-nje-zhgenjim-nga-pala-amerikane-rutte-vendet-evropiane-e-moren-mesazhin-nga-trump-per-bazat-ushtarake"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 9:05

“Ka pasur një zhgënjim nga pala amerikane”, Rutte: Vendet evropiane e morën mesazhin nga Trump për bazat ushtarake

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 9:05

Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se vendet europiane kanë reaguar ndaj qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump dhe po sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve për përdorimin e bazave ushtarake.

Duke folur për gazetarët gjatë një samiti të Komunitetit Politik Europian në Armenia, Rutte pranoi se kishte pasur pakënaqësi nga ana e Shteteve të Bashkuara lidhur me kontributin e disa vendeve aleate.

“Po, ka pasur një farë zhgënjimi nga pala amerikane, por europianët e morën mesazhin,” u shpreh ai.

Më herët, Trump kishte akuzuar disa vende të NATO-s se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur SHBA-në në konfliktin me Iranin, duke rritur presionin ndaj aleatëve për një angazhim më të madh ushtarak dhe logjistik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement