Profesori anglez: Na pret kohë e paqartë, përdoreni maskën edhe kur s'obligoheni - Gazeta Express
string(77) "profesori-anglez-na-pret-kohe-e-paqarte-perdoreni-masken-edhe-kur-sobligoheni"

Profesori anglez: Na pret kohë e paqartë, përdoreni maskën edhe kur s’obligoheni

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 11:10

Profesori britanik, Adam Finn, i cili është anëtar i Komisionit të Përbashkët për Vaksinim dhe Imunizim, ka paralajmëruar se muajt e ardhshëm janë kohë shumë e paqartë dhe bëri thirrje që njerëzit të ndërmarrin masa mbrojtëse kundër koronavirusit, si përdorimi i maskave, edhe nëse ato nuk janë obligative me ligj.

I pyetur rreth gjendjes që na pret në dimër, profesori Finn tha: “Mendoj se të gjithë jemi të shqetësuar. Jemi në një pozicion të paqartësisë, siç kemi qenë nga fillimi. Gjërat po ndryshon vazhdimisht dhe ndonëse e kemi njëfarë pamje për të ardhmen dhe kemi mësuar shumë rreth programit të vaksinimit dhe gjërave tjera, ende ekziston një nivel i lartë i paqartësisë.”

Lexo Edhe:

Sipas tij, çlirimi i sjelljes së njerëzve mund ta përkeqësojë situatën. “Njerëzit po sillen e po ndërveprojnë në mënyrë më normale dhe do të shohim qarkullim të infeksioneve që pak a shumë u zhdukën dimrin e kaluar. Ato do të jenë barrë shtesë”, tha ai.

“Vërtet nuk dimë se çfarë do të ndodhë me trendin në rastin e Covid-it, por ai qartazi është ende duke qarkulluar, prandaj mendoj se po hyjmë në kohëra shumë të paqarta”, shtoi profesori, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Do t’i inkurajoja fuqishëm njerëzit që të vazhdojnë me zbatimin e masave, ndonëse nga ta nuk kërkohet një gjë e tillë. Unë ashtu po bëj. Personalisht, e përdor maskën kur jam brenda me njerëz të tjerë dhe po i shmang kontaktet sociale përtej nivelit të ulët. Mendoj se nëse të gjithë vazhdojnë kështu, mund ta ulim rrezikun deri në një masë”, tha në fund Adam Finn.