Problemet me lojtarët që po lëndohen në grumbullimet me Kombëtaret, Xavi jep një propozim për shmangien e tyre - Gazeta Express
string(109) "problemet-me-lojtaret-qe-po-lendohen-ne-grumbullimet-me-kombetaret-xavi-jep-nje-propozim-per-shmangien-e-tyre"

Sport

Gazeta Express

30/09/2022 23:24

Problemet me lojtarët që po lëndohen në grumbullimet me Kombëtaret, Xavi jep një propozim për shmangien e tyre

Sport

Gazeta Express

30/09/2022 23:24

Trajneri i Barcelonës ka propozuar që të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare të luhen në një pushim të vetëm ndërkombëtar.

Ndeshjet e Kombëtareve në shtator nuk dolën të jenë të mira në veçanti për Barçën, pasi disa futbollistë kryesorë të kësaj skuadre u lënduan – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Araujo, Kounde, De Jong e Depay, janë futbollistët në listën e mungesave te Barcelona, pasi ata u lënduan në ndeshjet me ekipet e tyre kombëtare respektive.

I përballur me probleme të tilla, Xavi ka thënë se do të ishte mirë të gjendej një formulë që ndihmon në shmangien e kaq shumë lëndimeve dhe aq shumë lodhjeve.

“Është e komplikuar. FIFA ka një plan për të mbajtur Botërorin çdo dy vjet, kjo është e diskutueshme”, tha fillimisht trajneri spanjoll.

“Por, ka edhe një version të kalendarit, në të cilin ekipet kombëtare mblidhen dhe luajnë për një muaj e gjysmë. Pas kësaj, klubet marrin lojtarët për pjesën tjetër të sezonit. Do të ishte një bllok me ndeshjet e kombëtares”, shtoi Xavi.

“Mendoj se do të ishte një zgjidhje e mirë, por nuk varet nga unë”, deklaroi trajneri i Barcelonës. /Gazeta Express/