Probleme mes bashkëshortit dhe menaxherit, çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin - Gazeta Express
string(74) "probleme-mes-bashkeshortit-dhe-menaxherit-cfare-po-ndodh-me-dafina-zeqirin"

Yjet

Gazeta Express

26/05/2025 21:10

Probleme mes bashkëshortit dhe menaxherit, çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin

Yjet

Gazeta Express

26/05/2025 21:10

Pas përfundimit të turit të saj të koncerteve dhe përgatitjes për periudhën e mëmësisë, Dafina Zeqiri ka vendosur të bëjë një pushim nga aktiviteti.

Por, ky vendim ka sjellë edhe ndryshime në ekipin që e shoqëron.

Burime pranë këngëtares raportojnë se kanë shpërthyer mosmarrëveshje brenda ekipit, të cilat kanë çuar në largimin e menaxherit të saj, Pëllumbit, si dhe disa anëtarëve të tjerë.

Në rrjetet sociale është vënë re se Dafina dhe menaxheri nuk ndjekin më njëri-tjetrin, duke konfirmuar ndarjen.

Sipas informacioneve jozyrtare, mospajtime mes Pëllumbit dhe bashkëshortit të Dafinës, Kreshnikut, janë shkaku i kësaj situate. Dafina ka bashkëpunuar me Pëllumbin për gati dhjetë vjet, duke bërë ndryshimet e fundit veçanërisht të dukshme.