Prizren, dyshohet se mori 6 fletëvotime dhe i fshehu – kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor - Gazeta Express
string(95) "prizren-dyshohet-se-mori-6-fletevotime-kerkohet-paraburgim-ndaj-anetarit-te-komisionit-zgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 18:43

Prizren, dyshohet se mori 6 fletëvotime dhe i fshehu – kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 18:43

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria informon se “sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme, më 07.06.2026, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në fshatin Jabllanicë të Prizrenit, i pandehuri A.D., në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, ka marrë dhe fshehur gjashtë (6) fletëvotime të paplotësuara, të cilat paraprakisht i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimeve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në njoftim theksohet se Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve. “Në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement