Prishtina rikthehet sonte në Ligën Ballkanike për të lënë sërish gjurmë - Gazeta Express
string(71) "prishtina-rikthehet-sonte-ne-ligen-ballkanike-per-te-lene-serish-gjurme"

Basketboll

Gazeta Express

22/11/2023 10:15

Prishtina rikthehet sonte në Ligën Ballkanike për të lënë sërish gjurmë

Basketboll

Gazeta Express

22/11/2023 10:15

Sigal Prishtina do të rikthehet sonte në Delasport Ligën Ballkanike, ku synon të lërë përsëri gjurmë.

Bardhekaltrit do të përballen me ekipin KK Lovçen 1947, në ndeshjen që do të luhet në Mal të Zi, shkruan “Gazeta Express”.

Kryeqytetasit synojnë ta nisin me fitore aventurën e re në këtë ligë, të cilën e kishin fituar në të kaluarën.

Në mungesë të pjesëmarrjes në garat evropiane, prishtinasit së fundmi aplikuan për pjesëmarrje në këtë ligë, me qëllim që të përballen me skuadrat e rajonit, krahas atyre vendore në Superligë.

Ndeshja mes KK Lovçen 1947 dhe Sigal Prishtinës do të luhet sonte duke filluar nga ora 18:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement