Prishtina do të bëhet me qendër për komunitetin LGBTI - Gazeta Express
string(53) "prishtina-do-te-behet-me-qender-per-komunitetin-lgbti"

Prishtina do të bëhet me qendër për komunitetin LGBTI

Gazeta Express

28/05/2020 14:11

Komuna e Prishtinës do të themelojë qendrën për nevojat e komunitetit LGBTI.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj.

Lexo Edhe:

“Jam shumë i lumtur që sot në prani të Kryetarit Shpend Ahmeti e zyrtarizuam themelimin e një̈ qendre për nevojat e komunitetit LBGTI në Prishtinë së bashku me Arbër Nuhiun nga CSGD dhe Blert Morinën nga CEL. Të njëjtën do ta rinovojmë̈ në tërësi dhe shumë shpejt do ta hapim”, ka shkruar Kukaj në Facebook.

Kukaj ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës do të përkrah komunitetin LGBTI edhe me projekte të tjera.

“Komuna e Prishtinës nuk do ndalet me kaq. Në do qëndrojmë̈ në mbështetje të këtij komuniteti edhe me punë e projekte tjera konkrete”, ka shkruar Kukaj.