Presidentja Osmani sot pret në takim Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Geoana - Gazeta Express
string(87) "presidentja-osmani-sot-pret-ne-takim-zevendessekretarin-e-pergjithshem-te-nato-s-geoana"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 10:39

Presidentja Osmani sot pret në takim Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Geoana

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 10:39

Presidentja Vjosa Osmani do të pres sot pasdite Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana i cili sot viziton Kosovën, raporton Gazeta Express.

“Në orën 15:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lexo Edhe:

Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit Delegacionit të lartë të Këshillit të NATO-s që do ta vizitojë Kosovën.

Siç thuhet në komunikatë, ata do të takohen me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftimit, delegacioni do ta vizitojë KFOR-in për takim me komandantin Ferenc Kajari.

Priten takime edhe me shefat e misionit të Bashkimit Evorpian në Kosovë, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut.