Presidenti Thaçi e dekoron Krasniqin me medalje, pasi u shpall kampion i botës - Gazeta Express
string(77) "presidenti-thaci-e-dekoron-krasniqin-me-medalje-pasi-u-shpall-kampion-i-botes"

Gazeta Express

14/10/2020 12:23

Presidenti Thaçi e dekoron Krasniqin me medalje, pasi u shpall kampion i botës

Gazeta Express

14/10/2020 12:23

Robin Krasniqi është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder arritjes së tij më ta madhe në karrierë, fitimin e titullit të botës në boks.

Boksieri nga Kosova, Krasniqi – i cili lufton nën flamurin gjerman – u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë pasi e mundi Dominic Boesel me një nokaut dërrmues në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

33-vjeçari po qëndron për një vizitë në atdhe, ku i ka sjell me vete dhe titujt e botës për të cilën është nderuar nga shefi i shtetit.

Presidenti Thaçi e dekoroi atë me “Medaljen Presidenciale të Meritave” pas një takimi të mërkurën.