Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të shkojë për vizitë në Shqipëri dhe Serbi më 11 shtator, ka thënë një zyrtar izraelit për gazetën izraelite “The Times of Israel”, transmeton Gazeta Express.
Siç raporton ky medium, presidenti izraelit ka planifikuar të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama në udhëtimin e tij 24-orësh.
Drejtori i CIA-s Bill Burns ishte në Serbi muajin e kaluar dhe u takua me homologun e tij serb dhe të dy diskutuan situatën e sigurisë së Izraelit, ndër të tjera, shkroi gazeta izraelite.
Ky medium nuk ka dhënë më shumë informata mbi arsyen e vizitës së tij në dy shtetet e Ballkanit.