Me armë zjarri e duke vrapuar, publikohen pamjet kur atentatori i Trump kalon kordonin e sigurisë ndërsa kërcënonte rojet - Gazeta Express
string(120) "me-arme-zjarri-e-duke-vrapuar-publikohen-pamjet-kur-atentatori-i-trump-kalon-kordonin-e-sigurise-ndersa-kercenonte-rojet"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 8:28

Me armë zjarri e duke vrapuar, publikohen pamjet kur atentatori i Trump kalon kordonin e sigurisë ndërsa kërcënonte rojet

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 8:28

Autoritetet amerikane kanë publikuar një video nga momenti i sulmit gjatë darkës së Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ku personi i armatosur dyshohet se u përpoq t’i afrohej Presidentit amerikan duke qëlluar me armë zjarri.

Sipas prokurorëve federalë, i dyshuari, Cole Allen, tentoi të depërtonte në zonën ku ndodhej presidenti, ndërsa mbante me vete një armë.

Videoja e publikuar tregon momentin kur ai kalon përmes sigurisë dhe hap zjarr ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret amerikan, duke shkaktuar panik në sallën e eventit, që u zhvillua në Ëashington Hilton.

Prokurorja federale Jeanine Pirro deklaroi se autori qëlloi të paktën një herë me pushkë gjahu, ndërsa një agjent i Shërbimit Sekret iu përgjigj me pesë të shtëna.

Agjenti i plagosur mbijetoi falë jelekut antiplumb.

31-vjeçari Allen u paraqit në gjykatën federale të enjten, ku pranoi të qëndrojë në paraburgim deri në zhvillimin e gjyqit, ndërsa nuk i ka mohuar akuzat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement