Arrestohen dy persona - konfiskohen të holla të përfituara nga shitja e narkotikëve - Gazeta Express
string(81) "arrestohen-dy-persona-konfiskohen-te-holla-te-perfituara-nga-shitja-e-narkotikeve"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 8:42

Arrestohen dy persona – konfiskohen të holla të përfituara nga shitja e narkotikëve

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 8:42

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.

Kjo pasi që gjatë kontrollit të tyre, të njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar të holla në valuta të ndryshme me vlerë rreth 1745 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe një telefon.

Ndërsa te i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe 10 fishekë, një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 0.4 gram dhe një telefon.

Gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe sekuestruar një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 53 gram, një peshore digjitale si dhe qese të vogla najloni të zbrazura.

Me vendim të prokurorit është bërë kontrolle në banesën e njërit nga të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 56 gram.

Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement