Presidenti i Federatës italiane zbulon opsionet për rinisjen e kampionatit - Gazeta Express
string(74) "presidenti-i-federates-italiane-zbulon-opsionet-per-rinisjen-e-kampionatit"

Gazeta Express

15/04/2020 12:14

Presidenti i Federatës italiane zbulon opsionet për rinisjen e kampionatit

Gazeta Express

15/04/2020 12:14

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka thënë se sezoni 2019/20 i Serisë A mund të kompletohet brenda pak muajve, përmes ndarjes së klubeve në grupe dhe ndërrimit të formatit aktual në play-offs.

Ligat e mëdha evropiane, si dhe pothuajse të gjitha të tjerat, janë pezulluar përkohësisht shkaku i krizës së koronavirusit, përderisa Italia mbetet njëra ndër vendet më të goditura nga kjo pandemi, transmeton Gazeta Express.

Qeveria italiane i ka zgjatur masat e rrepta parandaluese si kufizimin e lëvizjes së lirë dhe aktiviteteve jashtë deri më 3 maj, edhe pse tani kanë filluar planet për t’ia rinisur jetës normale sapo të hiqen masat e vetizolimit.

Gravina dëshiron që kampionati 2019/20 të mbyllet në fushën e lojës e jo duke u përfunduar para kohe dhe shpalljes së liderit aktual Juventusit si kampion. Në një intervistë të dhënë për Repubblica, Gravina ka thënë se do të shqyrtohet çdo mundësi për ta mbyllur këtë sezon, përfshirë këtu ngjeshjen e agjendës duke i zhvilluar të gjitha 12 xhirot e mbetura brenda një afati të shkurtë kohor.

“Ne po i vlerësojmë të gjitha hipotezat. Njëra është që t’i organizojmë garat brenda një viti kalendarik, por, e përsëris, duhet të koordinohemi me Federatat e tjera evropiane. Përndryshe, ne do të duhet ta mbyllim sezonin në maj, para se të fillojë Kampionati Evropian”, ka thënë Gravina.

“Kampionati 2021 mund të luhet brenda pesë muajve. Ka shumë ide të ndryshme në tavolinë, për shembull një opsion është që t’i ndajmë klubet në dy apo më shumë grupe dhe pastaj të zhvillohen play-offs. Mund të bëjmë përjashtime të tilla në format për një sezon”.

“Nuk e kemi një datë se kur do të mundë t’ia rinisim garat. Do të shkojmë në të njëjtin hap me ligat evropiane. Nëse ata na lejojnë të luajmë në fillim të korrikut, atëherë ne kemi ndeshje deri në fund të korrikut dhe pastaj kupat”.

“Nëse, në vend të kësaj, vendoset të rinisim në shtator, atëherë do ta mbyllim kampionatin në nëntor dhe do të kthehemi në fushë në janar për sezonin e ardhshëm”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement