Presidenti i Ballkanit i fyen lojtarët e Kosovës, e kritikon FFK-në - Gazeta Express
string(66) "presidenti-i-ballkanit-i-fyen-lojtaret-e-kosoves-e-kritikon-ffk-ne"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2021 10:01

Presidenti i Ballkanit i fyen lojtarët e Kosovës, e kritikon FFK-në

Futboll

Gazeta Express

29/03/2021 10:01

Presidenti Ballkanit, Arsim Kabashi, i ka përulur futbollistët e Kombëtares së Kosovës në një qëndrim të ashpër në rrjetet sociale, ku e kritikoi edhe trajnerin Bernard Challandes dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, pas humbjes së dardanëve kundër Suedisë.

Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia, në ndeshjen e saj hapëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2022, e cila u përshkua nga gabime shumë të kushtueshme në mbrojtje, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ludwig Augustinsson dhe Alexander Isak nga një herë në pjesën e parë dhe Sebastian Larsson nga penalltia në pjesën e dytë shënuan për t’ia siguruar Suedisë fitoren ndaj Kosovës të dielën në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Kosova po vinte e motivuar në këtë takim, pasi e kishte mposhtur Lituaninë 4:0 në një ndeshje miqësore në mesjavë, por e vetëdijshme që mungesat e mëdha si kapiteni Amir Rrahmani, Ibrahim Dresevic në mbrojtje dhe Valon Berisha e Herolind Shala në mesfushë do të mundë t’i kushtonin.

Kabashi, shefi i liderit të Superligës së Kosovës, nuk u përmbajt në kritikat e tij ndaj Kosovës, duke i sulmuar lojtarët e saj.

“Disa lojtarë të përfaqësueses së Kosovës as në Ballkan s’i kisha marr pasha zotin. S’i ka fajet ky zvicerani që s’na e respekton as ligën e as lojtarët tanë, por federata jonë se nuk guxon as mirëmëngjesi t’i thotë”, shkroi Kabashi në Facebook.

Klubi nga Suhareka kishte shpresa se Challandes do ta ftonte sulmuesin e tij, Mirlind Daku, njeriun e 25 golave në Superligë këtë sezon.

Daku s’u ftua dhe kjo ngjalli reagime në vend nëse ai vërtet e meriton ftesën në Kombëtare, duke e parë nivelin e futbollit në Superligë.

Por Kabashi ka këtë mendim: “Secilido klub i Superligës më mirë kishte luajtur, bile vullnetin edhe dashurinë për vendin e ka shumë herë më shumë se këta manikena. I këna larit këta lojtarë si mi pas yje botërorë, e në klubet e veta as në 18-she nuk janë. Marre ju koftë. M’falni pash zotin por s’mujta me duru se veç me kup”.