Prej 25 vitesh në emigrim, erdhi për të takuar familjen, kush është 50-vjeçarja që humbi jetën në aksident - Gazeta Express
string(104) "prej-25-vitesh-ne-emigrim-erdhi-per-te-takuar-familjen-kush-eshte-50-vjecarja-qe-humbi-jeten-ne-aksident"

Prej 25 vitesh në emigrim, erdhi për të takuar familjen, kush është 50-vjeçarja që humbi jetën në aksident

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 13:32

Një aksident i rëndë u shënua sot në Qafë Muzinë, ku humbi jetën 50-vjeçarja Etleva Bejko.

Mësohej se 50-vjeçarja po kthehej nga Greqia në Konispol për të takuar familjarët e saj, kur mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Lexo Edhe:

Mësohet se 50-vjeçarja kishte emigruar në Greqi rreth 25 vite më parë dhe jetonte në Janinë. Ajo ishte nënë e një djali.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 vendin e quajtur Qafa e Muzinës. Viktima po udhëtonte me një mjet tip “Hyundai” dhe dyshohet se humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Ajo humbi jetën në vendngjarje.

/Gazeta Express