Portieri i Dortmundit për Haalandin: Është për të ardhur keq që po bie nga forma - Gazeta Express
string(79) "portieri-i-dortmundit-per-haalandin-eshte-per-te-ardhur-keq-qe-po-bie-nga-forma"

Portieri i Dortmundit për Haalandin: Është për të ardhur keq që po bie nga forma

Gazeta Express

25/01/2020 11:58

Portieri i Borussia Dortmundit, Roman Burki, ka bërë shaka duke thënë se po frikësohet se Erling Haaland është duke e humbur saktësinë para portës kundërshtare – përkundër që ai i ka shënuar pesë gola në 57 minuta lojë për klubin e Bundesligës.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e ka shkruar historinë në Bundesligë, duke u bërë lojtari i parë në histori që i shënon pesë gola qysh në dy ndeshjet e tij të para në ligën elitare të futbollit në Gjermani, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Statistikat e yllit norvegjez janë mbresëlënëse pasi që ai i ka shënuar pesë golat e tij rekorde brenda vetëm 57 minutave lojë, duke bërë kështu që t’i ketë 7.9 gola për 90 minuta lojë për Dortmundin mesatarisht.

Debutimi i tij erdhi në minutën e 54-të të ndeshjes kundër Augsburgut, ku ai e mori vëmendjen pasi që shënoi qysh me prekjen e parë të topit dhe pastaj arriti të shënojë het-trik.

Paraqitja e tij të dytë për gjigantin gjerman ishte vetëm pak më pak mbresëlënëse, pasi që ai i shënoi dy gola në fitoren 5:1 të skuadrës së Lucien Favres kundër Kolnit të premten, kur për Dortmundin shënuan edhe Raphael Guerreiro, Marco Reus dhe Jadon Sancho.

Megjithatë, portieri 29-vjeçar preferoi të tallet me bashkëlojtarin e tij të ri, pasi që ky i fundit s’arriti të shënojë het-trik siç kishte bërë në fundjavën e kaluar.

“Është për të të ardhur keq që po bie nga forma! Fillimisht tre gola, tani dy gola. Shpresoj që nuk do ta shënojë vetëm një gol herën tjetër”, ka thënë Burki.

“Por, t’i lëmë shakatë anash tani, ai është një djalosh i mrekullueshëm. Ai ka gjithçka që nevojitet për të pasur sukses dhe për ta arritur nivelin më të lartë të futbollit”.

Statistikat e Haalandit bëhen edhe më mbresëlënëse kur merret parasysh se Manchester Unitedi ka arritur t’i shënojë vetëm katër gola në këtë vit kalendarik 2020, një më pak sesa Haalandi.

Haalandi ka luajtur vetëm 57 minuta, ndërsa Manchester Unitedi ka luajtur 360 minuta (disfata 2:0 kundër Arsenalit, fitorja 4:0 kundër Norwichit, disfata 2:0 kundër Liverpoolit dhe disfata 2:0 kundër Burnleyt).

Manchester Unitedi ishte përfolur për transferimin e Haalandit dhe thuhej se kishte qenë më afër sesa Dortmundi, megjithatë trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar në një konferencë të fundit se klubi u dorëzua në këtë tentim shkaku i agjentit të lojtar, Mino Raiola, i cili dëshironte të ishte në kontroll të negociatave. /Gazeta Express/