Barcelona nuk pati një mbrëmje të mirë kundër Chelseat në Stamford Bridge, duke humbur 3-0 ndaj “Blues” në një paraqitje mjaft të dobët.
Skuadra vendase nuk hezitoi të theksonte sa bindës mendonin se ishte rezultati.
Pavarësisht se Hansi Flick ishte optimist pas ndeshjes për progresin e Barcelonës në javët në vijim, shumëkush mendoi se ekipi katalanas ofroi shumë pak rezistencë ndaj vendasve.
Një tjetër temë e ndeshjes ishte përplasja për vëmendjen mes Lamine Yamal dhe Estevao, me brazilianin që doli fitues.
Megjithatë ishte Marc Cucurella ai që kishte detyrën të përballej me Lamine Yamal, dhe mbrojtësi i majtë i Chelseat e fitoi bindshëm duelin ndaj bashkëkombësit të tij nga Spanja.
Duke folur për El Chiringuito pas ndeshjes, portieri i Chelseat, Robert Sanchez, dha një përmbledhje mjaft të drejtpërdrejtë të këtij dueli.
“Karton i kuq na dha një avantazh të vogël, por ne e dominuam ndeshjen nga minuta e parë. Shënuam shumë gola, tre prej tyre në pozicion jashtë loje, dhe jam shumë i lumtur me fitoren. Cucurella e mbajti në xhep Lamine Yamalin”, tha Sanchez për Cadena SER pak çaste më vonë.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...