Kombëtarja e Polonisë është në ankth.
Robert Lewandowski pësoi lëndim mbrëmë në ndeshjen miqësore me Turqinë.
Dhe, kjo ka bërë që veterani i sulmit dhe lojtari kryesor i polakëve, ta ketë në pikëpyetje pjesëmarrjen në Euro 2024.
Sulmuesi i Barcelonës e pësoi një tërheqje muskulore, e cila do t’ia humbë atij së paku ndeshjen hapëse të polakëve kundër Holandës, shkruan “Gazeta Express”.
Kombëtarja e Polonisë dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundshme për ta pasur në dispozicion ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe të Bayern Munichut.
Më saktësisht, Polonia në lojën e dytë të grupit do të përballet me Austrinë, kur edhe e pret rikthimin e Lewas.
Kurse, lojën e tretë do ta ketë me Francën. /Gazeta Express/
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...