Polonia në Evropian, mposht Uellsin pas penalltive - Gazeta Express
string(51) "polonia-ne-evropian-mposht-uellsin-pas-penalltive-1"

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 23:32

Polonia në Evropian, mposht Uellsin pas penalltive

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 23:32

Polonia është kombëtarja e fundit që ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në verë në Gjermani.

Kombëtarja e drejtuar nga Michal Probierz eliminoi sonte Uellsin në finale të “Play-Offit” për kualifikimin në Evropianin e këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Cardiff City” nuk prodhoi gola përgjatë kohës së rregullt, por as pas vazhdimeve prej 30 minutave.

Fituesi u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë u treguan polakët, që triumfuan me rezultatin 4:5.

Polonia do të jetë pjesë e Grupit D në Kampionatin Evropian, bashkë me Austrinë, Holandën dhe Francën.

/Gazeta Express/