Politika pengon pjesëmarrjen e Kosovës në kampionatin botëror në Spanjë - Gazeta Express
string(71) "politika-pengon-pjesemarrjen-e-kosoves-ne-kampionatin-boteror-ne-spanje"

Politika pengon pjesëmarrjen e Kosovës në kampionatin botëror në Spanjë

Boks

Gazeta Express

11/11/2022 21:20

Federata e Boksit të Kosovës është lajmëruar me anë të një email-i që nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që pritet të mbahet në Spanjë

Kosova nuk pritet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që pritet të mbahet në Alcane të Spanjë nga data 13 nëntor deri më 27 nëntor.

Lexo Edhe:

Në një komunikatë që ka dërguar kjo federatë thuhet se Ekipi i Kosovës ishte paraparë që të merrte pjesë në këtë garë

“Ekipi i Kosovës   me kohë  është  paraqitur për pjesëmarrje në ketë kampionat botëror dhe ka aplikuar për viza, për  boksieret 86kg. Taulant Jakupi, 92kg. Donat Syla, selektorin Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli”, thuhet në komunikatën e shkruar nga Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

“Dje  me 10 nëntor kemi marrë përgjigje negative për viza nga ambasada Spanjolle në  Shkup të Maqedonisë Veriore . Ne kemi kërkuar sqarime nga Federate Botërore IBA për mospaisje me viza, por  jemi shumë të pikëlluar që morëm këtë lajm dhe e konsiderojmë vërtet të papranueshëm, pasi besojmë  se politika nuk duhet t’i ndalojë sportistët tanë të marrin pjesë. Kjo nuk është hera e parë që ne si pjesë e Federates Boterore IBA nuk lejohemi të marrim pjesë në ngjarje botërore si më pare që ka ndodhur në Indi,Serbi,e tash në Spanjë dhe ndjehemi të diskriminuar”.

“Boksierët tanë të  përfaqësueses janë përgatitur maksimalisht, janë ne formë të mirë dhe është një ëndërr e madhe për ta që të jenë pjesë e ketij kampionati botëror.

Ne kemi Kërkuar nga IBA që të angazhohet dhe të bëj përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarje e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së. /GazetaExpress/

Emaili zyrtar i ambasadës spanjolle në Shkup për Federatën e Boksit

“Pasi kemi studiuar rastin e juaj në detale, neve na vije keq t’ju informojmë që ne nuk e përjashtojmë atë që kemi thënë në e-mail të mëparshëm, kështu që procesi i aplikimit për vizë nuk është i pranueshëm”,

Gjithë të mirat,

Ambasada e Spanjës.