Policia zbarkon në stadiumin e klubit anglez, arrestohen dy futbollistë - Gazeta Express
string(70) "policia-zbarkon-ne-stadiumin-e-klubit-anglez-arrestohen-dy-futbolliste"

Policia zbarkon në stadiumin e klubit anglez, arrestohen dy futbollistë

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 21:35

Dy futbollistë nga Premierliga janë arrestuar nën dyshimin për përdhunim.

Dy futbollistët e paidentifikuar janë nga i njëjti klub dhe u arrestuan në fundjavë pasi rasti i dyshuar u raportua në polici, ka bërë të ditur “The Sun”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Policia thuhet se zbarkoi në stadiumin e klubit anglez në fundjavën që lamë pas dhe fillimisht intervistoi një lojtar 19-vjeçar, i cili dyshohet për sulm, ndihmë në sulm dhe nxitje për një përdhunim.

Burimet për “The Sun” thanë se ai u lejua të largohej nga stadiumi pas një interviste të shkurtër përpara se të arrestohej zyrtarisht më pas.

Lojtari e kaloi natën në qeli dhe më vonë u mor në pyetje nga detektivët.

Shoku i tij i skuadrës, gjithashtu 19 vjeç, u arrestua të nesërmen dhe u mor në pyetje nën dyshimin për përdhunim.

Mbrëmë, policia konfirmoi se lojtarët janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Rasti i dyshuar për përdhunim thuhet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Një zëdhënës i policisë për mediumin britanik tha: “Oficerët kanë arrestuar dy burra pas një raportimi për një përdhunim. Një 19-vjeçar u arrestua me dyshimin për sulm, ndihmë dhe nxitje në një përdhunim. Një 19-vjeçar i dytë u arrestua me dyshimin për përdhunim. Të dy janë liruar me kusht nga policia”.

Nuk dihet ende nëse futbollistët e akuzuar janë suspenduar nga klubi i tyre, apo ende klubi është në pritje të hetimeve të mëtejshme. /Gazeta Express/