Policia në Pejë arreston të dyshuarin që kishte grabitur para nën kërcënimin e armës - Gazeta Express
string(84) "policia-ne-peje-arreston-te-dyshuarin-qe-kishte-grabitur-para-nen-kercenimin-e-armes"

Policia në Pejë arreston të dyshuarin që kishte grabitur para nën kërcënimin e armës

Gazeta Express

11/12/2019 11:03

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar njëperson të dyshuar për grabitje me armë, raporton Gazeta Express.

Policia njofton se i dyshuari më 11 maj 2019, në rrugën Bill Klinton në Pejë nën kërcënimin e armës ia ka marrë viktimës 375 euro.

Lexo Edhe:

Hetuesit rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin V. B. i lindur me 1979 m/k/sh.

Me datën 10 dhjetor 2019, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje dhe është arrestuar i dyshuari i lartcekur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.