Policia kufitare kap në kamionin me targa serbe 90 mijë kokrra vezë pa dokumente përkatëse - Gazeta Express
string(90) "policia-kufitare-kap-ne-kamionin-me-targa-serbe-90-mije-kokrra-veze-pa-dokumente-perkatese"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2023 11:04

Policia kufitare kap në kamionin me targa serbe 90 mijë kokrra vezë pa dokumente përkatëse

Lajme

Gazeta Express

13/03/2023 11:04

Mbrëmë rreth orës 20:40 policia kufitare në një pikë kontrolli ka ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin i dyshuari A. S. drejtuesi i mjetit mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri J. A. shtetas i Serbisë.

Gjatë legjitimimit të tyre, policia njofton se është vërtetuar se të njëjtit kanë tentuar të bëjnë kalim ilegal të vendkalimit kufitar nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, “ku me këtë rast po ashtu është realizuar një kontroll tek personat e lartcekur dhe në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse”, njofton policia.

Lexo Edhe:

Lidhur me rastin automjeti është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë Jug, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.