Policia jep detajet në lidhje me bombën në “City Mall” të Shkupit - Gazeta Express
string(63) "policia-jep-detajet-ne-lidhje-me-bomben-ne-city-mall-te-shkupit"

Gazeta Express

29/01/2020 17:44

Policia jep detajet në lidhje me bombën në “City Mall” të Shkupit

Gazeta Express

29/01/2020 17:44

Ministria për punë të brendshme (MPB) konfirmoi se thirrja që raporton se në Qendrën tregtare “City Mall” ka bombë, që pasoi me evakuimin e qytetarëve dhe punonjësve, ishte një mashtrim, përcjell Gazeta Express nga Portalb.

MPB theksojnë se tashmë janë duke punuar për të zbuluar se kush e realizoi thirrjen anonime për bombë.

Lexo Edhe:

Ndryshe, në Qendrën Tregtare “Citi Mall” ka pasur paraqitje për “bombë” dhe me këtë rast janë evakuuar të gjithë të punësuarit dhe vizitorët.

Nga Policia e konfirmojnë rastin:

“Po ka pasur paraqitje për bombë, ekipet janë në terren dhe tani për tani kaq mund të themi”, thonë nga MPB për Portalb.mk.

Ekipet e specializuara të policisë, por edhe të Urgjencës dhe Ndihmës së Shpejtë, janë në terren dhe nu lejojnë që t’i afrohet objektit, përcjell Gazeta Express.