Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Hajvali - Gazeta Express
string(58) "policia-jep-detaje-per-gjuajtjen-me-arme-zjarri-ne-hajvali"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 9:13

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Hajvali

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 9:13

Një mosmarrëveshje në trafik u bë mollë sherri që një person të gjuajë me armë në drejtim të një personi tjetër në rrugën “Brigada 153”, në Hajvali të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Rasti është duke u hetuar nga policia, teksa nuk raportohet për të arrestuar.

Lexo Edhe:

“Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/