Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën 41-vjeçari - Gazeta Express
string(59) "policia-jep-detaje-per-aksidentin-ku-humbi-jeten-41-vjecari"

Gazeta Express

06/12/2019 15:56

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën 41-vjeçari

Gazeta Express

06/12/2019 15:56

Policia Rajonale e Pejës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në fshatin Gllarevë të Klinës, ku humbi jetën një 41 vjeçar. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 9:00, dhe në këtyë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë dhe një këmbësor, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje, derisa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo Edhe:

“Me urdhër të Prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë për Obduksion, ndërsa i dyshuari A.G i lindur me 1995 m/k/sh, dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë”, thuhet në komunikatë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Ju informojmë se sot me datën 6 dhjetor 2019, rreth orës 9:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet transportues (kamionetë) dhe një këmbësor.

Viktima e rastit (këmbësori) i lindur me 1978, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë për Obduksion, ndërsa i dyshuari A.G i lindur me 1995 m/k/sh, dërgohet në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.