Policia malazeze ka ndaluar koncertin e Baja Mali Knindzha të paralajmëruar për 21 maj në Plevljë për shkak të rreziqeve të sigurisë, njoftoi Drejtoria e Policisë malazeze.
Mirko Pajcin, i njohur si Baja Mali Knindzha, është një këngëtar serb kontrovers i njohur për tekstet e tij fashiste dhe të ‘Serbisë së Madhe’.
“Vlerësimet e sigurisë kanë përcaktuar se ekziston një rrezik i justifikuar sigurie që gjatë mbajtjes së tubimit publik në fjalë, mund të ketë shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe kërcënim për sigurinë e qytetarëve dhe pronës, kryerjen e veprave penale, kërcënim për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtat dhe liritë e veçanta të pakicave të personave të tjerë, si dhe kërcënim për sigurinë e personave dhe pronës”, thuhet në deklaratë.
Mbajtja e koncertit, siç u tha, potencialisht do të prishte harmoninë qytetare dhe multietnike të Malit të Zi, i cili përcaktohet nga Kushtetuta si një shtet qytetar, raporton SRNA.
Organizatori i eventit është Qendra Kulturore Serbe “Patriarku Varnava”.
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...