Policia e Kosovës ua gjen 18 kilogram drogë të hedhur në mbeturina, arrestohen dy të dyshuar - Gazeta Express
string(91) "policia-e-kosoves-ua-gjen-18-kilogram-droge-te-hedhur-ne-mbeturina-arrestohen-dy-te-dyshuar"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2026 16:42

Policia e Kosovës ua gjen 18 kilogram drogë të hedhur në mbeturina, arrestohen dy të dyshuar

Lajme

Gazeta Express

20/06/2026 16:42

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë gjetur afro 18 kilogramë maruhanë dhe janë arrestuar dy të dyshuar.

Sipas Policisë, të premten rreth orës 17:30, hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, në tentim për të ndaluar një veturë për kontrollim, drejtuesi i saj arriti t’i ikë përkohësisht kontrollit nga Policia.

“Më pas njësi të ndryshme policore arrijnë që veturën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë. Policia, konkretisht hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)- Ferizaj, duke kontrolluar rrugën nga dyshohej se ishte larguar vetura, në një vend me mbeturina kanë gjetur të hedhura tre thasë me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se substanca narkotike dyshohet të jetë hedhur nga vetura që i ishte shmangur ndalimit policor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement