Policia e Kosovës ndalon drejtuesit e kamionëve me fotografitë e Putinit dhe Karaxhiqit - Gazeta Express
string(74) "policia-e-kosoves-ndalon-drejtuesit-e-kamioneve-me-fotografine-e-putinit-2"

Gazeta Express

01/05/2020 18:09

Policia e Kosovës ndalon drejtuesit e kamionëve me fotografitë e Putinit dhe Karaxhiqit

Gazeta Express

01/05/2020 18:09

Policia e Kosovës ka ndaluar dy vozitësit e mauneve me targa të Serbisë, të cilët janë parë duke qarkulluar në rrugët e Pejës, me fotografitë e presidentit rus, Vladimir Putin dhe shkrimtarit serb, Vuk Karaxhiq janë shoqëruar në polici dhe po intervistohen.

Kështu ka thënë për Frontal të T7 zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Lexo Edhe:

“Pasdite policia ka ndaluar dy mauna, në njërën ka qenë e vendosur fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa në tjetrën një fotografi e shkrimtarit serb, Vuk Karaxhiq. Të dy vozitësit janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë ku edhe janë duke u intervistu. Lidhur me rastin është njoftu edhe prokurori i shtetit. Maunet janë me targa të Novi Sadit”, ka potencuar Gashi.

Qytetarë këtë e kanë cilësuar si provokim, andaj pas reagimit të tyre iu është mbuluar fytyra./Express/