Chiesa vendos të qëndrojë te Liverpooli - Gazeta Express
string(39) "chiesa-vendos-te-qendroje-te-liverpooli"

Futboll

Gazeta Express

02/08/2026 23:28

Chiesa vendos të qëndrojë te Liverpooli

Futboll

Gazeta Express

02/08/2026 23:28

Federico Chiesa duket se do të qëndrojë te Liverpool edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht lidhjeve të vazhdueshme me një rikthim në Serie A dhe interesimit nga Atletico Madridi.

Sipas “Calciomercato.it”, anësori italian, i cili ishte përfolur për një rikthim në Itali pas aventurave te Fiorentina dhe Juventusi, si dhe ishte në radarët e skuadrës së Diego Simeones, tani ka shumë gjasa të mbetet në “Anfield”.

Sulmuesi italian raportohet se dëshiron të luftojë për një vend në formacion nën drejtimin e trajnerit të ri të Liverpoolit, Andoni Iraola, dhe të dëshmojë se mund të lërë gjurmë në Premier League.

Ky zhvillim përbën një kthesë të papritur, pasi vetëm pak javë më parë largimi i tij gjatë kësaj vere konsiderohej pothuajse i sigurt.

Iraola, i cili këtë verë mori drejtimin e Liverpoolit duke zëvendësuar Arne Slotin, i ofron Chiesas një fillim të ri, ndërsa anësori italian është i vendosur ta shfrytëzojë këtë mundësi në një nga kampionatet më konkurruese në Evropë.

Megjithëse afati kalimtar mbetet i hapur deri në fund të gushtit dhe gjithmonë mund të sjellë surpriza në momentet e fundit, situata aktuale tregon se Chiesa pritet të vazhdojë karrierën në “Merseyside”, në vend që të rikthehet në Serie A./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement