Policia arreston dy zyrtarë bankarë, dyshohet se ngarkuan një grua me kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj - Gazeta Express
string(105) "policia-arreston-dy-zyrtare-bankare-dyshohet-se-ngarkuan-nje-grua-me-kredi-25-mije-euro-pa-dijenine-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 17:13

Policia arreston dy zyrtarë bankarë, dyshohet se ngarkuan një grua me kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 17:13

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy zyrtarë bankarë, pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë ngarkuar një person me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj.

Në njoftim shtohet se, i dyshuari nr.1 m/k në cilësinë e menaxherit bankar ka tejkaluar autorizimet ligjore, duke liruar mjetet në vlerë prej njëzet e katër mijë (24.000,00) euro, ashtu që ka urdhëruar kundërligjshëm të dyshuarin nr.2 m/k që të kryej transaksionin e të hollave në llogari të dy bizneseve, përcjell Gazeta Express.

‘’ I dyshuari i dytë analist bankarë, ka ekzekutuar urdhrin verbal të menaxherit të kësaj banke duke transferuar njëzet e katër mijë (24.000,00) euro nga llogaria e të dëmtuarës (të cilën paraprakisht e kishin ngarkuar me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj), nga dymbëdhjetë mijë (12.000,00) euro për secilin biznes’’, thuhet në njoftim.

Tutje, shtohet se, të dyshuarit e lartë cekur, me veprimet e tyre të dëmtuarës i kanë shkaktuar dëm duke e ngarkuar me kredi fiktive, përfshirë edhe përmbarimin pa dijeninë e saj.

Komunikata:

Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarkuan me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj

Prishtinë, 21 maj 2026

Policia e Kosovës me njësitë e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka kryer veprime hetimore me autorizim të Prokurorit të Shtetit, mbi dyshimet se i dyshuari nr.1 m/k në cilësinë e menaxherit bankar ka tejkaluar autorizimet ligjore, duke liruar mjetet në vlerë prej njëzet e katër mijë (24.000,00) euro, ashtu që ka urdhëruar kundërligjshëm të dyshuarin nr.2 m/k që të kryej transaksionin e të hollave në llogari të dy bizneseve.

I dyshuari i dytë analist bankarë, ka ekzekutuar urdhrin verbal të menaxherit të kësaj banke duke transferuar njëzet e katër mijë (24.000,00) euro nga llogaria e të dëmtuarës (të cilën paraprakisht e kishin ngarkuar me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj), nga dymbëdhjetë mijë (12.000,00) euro për secilin biznes.

Pas veprimeve të kundërligjshme të të dyshuarve, kredia në emër të dëmtuarës është ngarkuar me procedurë përmbarimore, e më pas është kallëzuar penalisht në Prokurori nga banka, edhe pse ky subjekt nuk ka ofruar asnjë provë që dëshmon se në emër të saj është realizuar kredia prej njëzet e pesë mijë (25.000,00) euro.

Të dyshuarit e lartë cekur, me veprimet e tyre të dëmtuarës i kanë shkaktuar dëm duke e ngarkuar me kredi fiktive, përfshirë edhe përmbarimin pa dijeninë e saj. Të njëjtit janë intervistuar në prani të mbrojtësve, ndërsa me Aktvendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, përderisa

hetimet për rastin do të vazhdojnë në aspektin financiar, në drejtim te zbardhjes së shumës prej njëzet e pesë mijë (25.000,00) euro.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të punoj me përkushtim dhe vendosmëri, në zbulimin e të gjitha veprave penale dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement