Behrami: Nëse dikush nga Guxo ose VV ia dëshiron dënimin Thaçit, atëherë një gjë të tillë ia dëshiron edhe Rexhep Selimit - Gazeta Express
string(119) "behrami-nese-dikush-nga-guxo-ose-vv-ia-deshiron-denimin-thacit-atehere-nje-gje-te-tille-ia-deshiron-edhe-rexhep-selimit"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 16:59

Behrami: Nëse dikush nga Guxo ose VV ia dëshiron dënimin Thaçit, atëherë një gjë të tillë ia dëshiron edhe Rexhep Selimit

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 16:59

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka komentuar deklarimet nga Guxo ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se nëse dikush nga Guxo ose VV ia dëshiron dënimin Hashim Thaçit, atëherë dënimin ia dëshiron edhe Rexhep Selimit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ua ka rikujtuar pushtetarëve për çka akuzohen çlirimtarët.

“Krerët e UÇK-së akuzohen për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Kështu që, nëse dikush nga Guxo ose LVV ia dëshiron dënimin Hashim Thaçit, atëherë dënimin ia dëshiron edhe Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement