Policia aksion edhe në Gjilan - Gazeta Express
string(29) "policia-aksion-edhe-ne-gjilan"

Policia aksion edhe në Gjilan

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 10:26

Një aksion i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka filluar edhe në Komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Express.

Zyrtarë policor në këtë komunë kanë bërë të ditur për Express se si në komunat tjera edhe në këtë komunë është duke u zhvilluar një aksion policor, duke mos dhënë më shumë informacione.

Lexo Edhe:

Policia e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka konfirmuar se është duke mbajtur aksion te Ministria e Bujqësisë por edhe në disa komuna.

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar sot, pas një aksioni që ka kryer Policia e Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë, raporton Express./GazetaExpress/