Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas leximit që aktivisti Dritan Goxhaj i bëri 5 kërkesave të protestuesve në tubimin e sotëm.
Përmes një videoje ku shfaqen postime të Goxhajt “me pikëpamje pro Iranit”, Rama shkruan: “Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿
Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”.
Në fund të saj, kryeministri shkruan se Goxhaj nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënës i interesave të Iranit.
Postimi i plotë: